VIDEO/ Lojtari që i shënoi Kosovës del me Koronavirus, pritet vendimi i UEFA-s

Kombëtarja e Moldavisë është tronditur nga lajmi i fundit se futbollisti i saj, Ion Nikolaçesku, ka rezultuar pozitiv në testin për Koronavirusin pas barazimit 1-1 me Kosovën dje në mbrëmje.

Lajmi bëhet me dije nga “Telegrafi”, i cili ka marrë konfirmimin nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, se është njoftuar nga UEFA për rastin në fjalë.

Ai shtoi se FFK-ja do të respektojë çdo vendim të qeverisë së futbollit europian.

Po, sapo na erdhi informacioni nga UEFA se sulmuesi i Moldavisë , i cili ka shënuar gol, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në testin e bërë pas ndeshjes. Vlen të theksohet se ai para ndeshjes e ka pasur testin negativ dhe atë dëshmi e ka lojtari dhe UEFA. Tani jemi në kontakt me UEFA-n dhe vendimi u takon atyre. Jemi duke jetuar në një gjendje të jashtëzakonshme dhe nuk kemi informacione të shumta rreth kësaj çështjeje. Ne do ta pranojmë dhe respektojmë çdo vendim të UEFA”, u shpreh presidenti i FFK-së, Agim Ademi.