VIDEO/ Polici përleshet me qytetarin pasi nuk pranojë të vendoste maskën

Një video është bërë hiti rrjeteve sociale dhe mediave botërore ditën e fundit ku shihet moment I arrestimit të një personi nga policia angleze pasi refuzoi të vendoste maskën në tren.

Pamjet tronditëse tregojnë përplasjen midis pasagjerit dhe oficerit në një tren të linjës Wirral në Lime Street Station në Liverpool.

Videoja tregon oficerin që i thotë burrit të vërë një maskë ndërsa ai I përgjigjet se nuk e vendos dot për shkak të një 'gjendjeje mjekësore'.

Pasagjerëve në transportin publik në Angli u kërkohet nga ligji të mbajnë maskë, ose të përballen me një gjobë prej 100 £.