Franca mbyll 12 shkolla pas shpërthimeve të Covid 19

Autoritete shëndetësore kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që 12 shkolla të mbyllen në Francë pas rasteve të shtuara me Covid 19.

Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer ka njoftuar urdhrin që 12 shkolla nga 60 000 që janë në total do të qëndrojnë të mbyllura.

Franca ka hapur dyert e shkollave për gati 12 milionë nxënës ndërsa sindikata e prindërve dhe mësuesve kanë hedhur dyshime mbi vendimin e marrë pasi ka një shtim të theksuar të rasteve me koronavirus javët e fundit.

Gjatë ditës së djeshme Franca ka raportuar një shifër tepër të lartë me të infektuar ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë identifikuar 7000 të prekur nga koronavirusi