Biden paralajmëron Trump 'legjitimon anën e errët të natyrës njerëzore'

I nominuari demokrat për president Joe Biden të enjten paralajmëroi se sjellja e Donald Trump "legjitimon anën e errët të natyrës njerëzore". Ai i bëri vërejtjet gjatë një vizite në Wisconsin.

Biden dhe gruaja e tij, Jill u takuan me të gjithë familjarët e Blake një amerikan me ngjyrë që u plagos nga policia, ata arritën të siguronin edhe një telefonatë me të.

Blake ishte shprehur se pavarësisht faktit nëse do të mundet të eci përsëri ai kurrë nuk do të dorëzohet, njofton BBC.

Udhëtimi i Biden në Wisconsin, i pari i tij që kur u bë i nominuari i partisë, u zhvillua  për të krijuar një kontrast të fortë me presidentin, i cili vizitoi Kenosha të martën. Biden tha se ai kërkoi pika të përbashkëta ndërsa Trump nxiti përçarjen.