Silvio Berlusconi shtrohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

Silvio Berlusconi pasi rezultoi pozitiv me Covid-19 është shtruar në spitalin San Raffale në Milano për disa hetime të mëtejshme.

Pas shfaqjes së disa simptomave ai u dërgua në spital si një masë paraprake.

Senatori i Forza Italias Licia Ronzulli në një intervistë për Rai Tre u shpreh:

'Berlusconi e ka kaluar natën në spital, ai është shtruar ditën e djeshme. Nata ishte e qetë për të. Ishte e nevojshme shtrimi në spital për të monitoruar progresin e Covid-19’.

Ish kryeministri kurrë nuk e ka nënvlerësuar problemin e Covid-19 madje të afërmit e tij kanë treguar se ai ishte i tmerruar për mënyrën sesi po përhapej me ritme të shpejta.

Mbi të gjitha ai është larguar menjëherë nga Italia për në Francë ku ndihej më i sigurtë.