Digjet në mes të natës një makinë e parkuar në Kombinat

Digjet plotësisht një makinë e parkuar gjatë natës në Kombinat. Zjarri është parë në orën 2:50 në rrugën “ Thoma Goxhaj”. Makina ishte në pronësi të shtetasit A.A.

Policia tha se grupi hetimor po mbledhin provat për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe gjetjen e autorit.

Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës: Gjatë natës, rreth orës 2:50, në rrugën “ Thoma Goxhaj”, në Kombinat, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A.A.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.