VIDEO/ Milani fiton ndaj Chievos dhe ngjitet në vendin e tretë

Milani ka triumfuar me rezultat 3-1 në transfertë  ndaj Chievos, në ndeshjen e fundit të javës së tetë në Serie A.

Kuqezinjtë  mundën Chievo Veronan  për t’u ngjitur në vendin e tretë në renditjen tabelare, me gjithsej 16 pikë pas tetë ndeshjeve, aq sa Roma e vendit të dytë dhe 5 më pak se lideri Juventusi.

Milani kaloi në epërsi në fundin e pjesë së parë në këtë takim, pas një supergoli të Juraj Kucka, kurse furishëm e nisi edhe pjesën e dytë me supergolin e Mbaye Niang.

Për Chievon epërsinë e ngushtoi Valter Birsa me një supergol 15 minuta para fundit nga goditja e dënimit, mirëpo Milani vulosi gjithçka me golin e Carlos Bacca në minutat shtesë të takimit.