"Është dashuria e jetës time", Rihanna na befason me deklaratat për ish të dashurin

Këngëtarja e famshme Rihanna, në një intervistë për Oprah Winfrey, ka treguar më shumë për marrëdhënien që ka me Chris Brown. Ajo shprehet se akoma vazhdon ta dojë edhe sot, pavarësisht gjithçka ndodhi në lidhjen  tyren. Rihanna pohoi se Chriss ka qënë dhe është dashuria e jetës së saj. 

"Unë mendoj se ai është dashuria e jetës time, dashuria ime e parë. Dhe shoh që edhe ai më do. Ne kemi punuar për të qenë shokë sërish dhe jemi shokë shumë të ngushtë. Kemi ndërtuar sërish besim dhe kjo është e gjitha”, është shprehur këngëtarja. 

Gjithashtu, ajo tha se ish-i i saj është në një lidhje tjetër, "ai ka një lidhje, ndërsa unë jam vetëm. Kemi krijuar një shoqëri shumë të ngushtë, pas gjithçkaje që lamë pas. Nuk është e lehtë, e di."