Basha tregon raportin e EuCham: Kjo qeveri ka dështuar, vendit i duhet modeli i ri ekonomik!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është revoltuar nga raporti më i fundit i Dhomës Evropiane, që e rendit vendin tonë ndër tre shtetet e fundit në Evropë për kushtet e të bërit biznes. Renditja është bërë në raportin “Best Europian Countries for Business 2020”, për të cilin Basha ëshët deklaruar në Twitter:

“Raporti i fundit i EuCham që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në BE për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime.

Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%, do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do t’i japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët.”

Raporti i EuCham, i Dhomës Evropiane, institucionit të pavarur, joqeveritar, që përfaqëson interesin e ndërmarrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare që bëjnë biznes në Evropë, publikuar nga Basha: