Zgjedhjet në Amerikë, shuma të mëdha bastesh po vendosen pro Trump

Presidenti i SHBA Donald Trump ka kapërcyer rivalin e tij Joe Biden si favorit për të fituar zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Amerikë sipas kompanisë së basteve me qendër në Europë,Betfair.

Bastet e vendosura deri tani janë 21-20 në favor të Trump.

Betfair Exchange tha se katër baste me mbi 10,000 pounds (13,362 dollarë) u vendosën në platformë brenda natës, nga të cilat tre ishin në Trump dhe një për Biden ndërsa basti më I madh prej 50 000 pounds I vendosur I takon kandidatit Republikan.

"Në gusht, Trump kishte shanset më të këqija për tu rizgjedhur se çdo president tjetër në histori dhe humbja ndaj Biden po shikohej gjithnjë e më e mundshme," tha Darren Hughes, zëdhënësi i njësisë Flutter Entertainment Betfair Exchange.

Një sondazh i opinionit kombëtar Reuters / Ipsos të Mërkurën tregoi se 40% e votuesve të regjistruar mbështesin Trump, krahasuar me 47% që thanë se do të votojnë për Biden