Tmerrohet pronari shtëpisë, i bien dy gjarpërinj me përmasa të frikshme nga çatia

Një burrë në Australi është tronditur kur ka gjetur dy gjarpërinj që kishin rënë nga tavani dhe po rrëshqitnin mbi në shtëpinë  e tij në Queensland.

David Tate gjeti njërin nga gjarpërinjtë në dhomën e tij të gjumit, ndërsa tjetrin në dhomën e ndenjes. Gjarpërinjët peshonin 22 kilogramë.

Steve Broën, i cili merret me kapjen e gjarpërinjve tha se dy pitonët kishin “madhësi të jashtëzakonshme”. Sipas tij dy meshkujt kanë qenë duke luftuar për femrën, e cila akoma nuk është kapur. Kjo dhe pesha e tyre e madhe ka shkaktuar rënien nga çatia.] Pitonët kishin gjatësi 2.8 dhe 2.5 metra.