ZYRTARE: Kukësi nënshkruan kontratë 2-vjeçare me këtë futbollist!

Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Emiljano Mustën.

Dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët ndërsa futbollisti do të jetë pjesë e verilindorëve edhe për 2 vite të tjera.

Njoftimi i klubit të Kukësit:

“ZYRTARE

Emiljano Musta mbetet futbollist i Kukësit edhe për 2 sezonet e ardhshme! Pasi i përfundoi kontrata me ekipin tonë, futbollisti dhe drejtuesit kanë diskutuar për të ardhmen dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e saj.

Mbrojtësi nga Elbasani, do të jetë pjesë e Kukësit deri në verën e vitit 2022! Suksese Emiljano”