Meta nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta do të nisë konsultimet për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare, që pritet të bëhen në pranverën e 2021.

Presidenti Meta ka nisur ftesat për përfaqësuesit e partive politike me qëllim arritjen e konsensusit për të zgjedhur datën më të mirë për zgjedhjet parlamentare.

Në qershor 2021, mbaron mandati i dytë i qeverisë së Edi Ramës dhe Shqipëria shkon në zgjedhje.

Më poshtë, ftesa e Presidentit Ilir Meta për kryetarin e opozites, Lulzim Basha dhe kreun e qeverise, Edi Rama.

Takimet do të bëhen ditën e premte në datë 4 Shtator 2020.