FOTO/ Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur i Tiranës, Enver Rada.

I njohur ndryshe me nofkën “Coci”, 86-vjeçari mbylli sytë përgjithmonë duke trishtuar mbarë opinionin sportiv.

Po kush është Enver Rada?

Të gjithë futbolldashësit shqiptarë nuk mund të harrojnë specialitetin e tij nga goditjet e këndit. Enver Rada ishte emblemë e vërtetë e futbollit shqiptar në vitet 50’ 60’, ndërsa më vonë ai ishte trajner i bardhebluve.