Andrea Pirlo ka një ide për të ringjallur Federico Bernardeschi-n

Katastrofë këtë sezon, Federico Bernardeschi nuk është më ai i dikurshmi te skuadra e Juventus.

26 vjeçari nuk po kalon momente të mira te bardhezinjtë, madje nëse shikojmë statistikat në 38 ndeshje, 26 vjeçari ka realizuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste.

Megjithatë, trajneri i tij i ri Andrea Pirlo dëshiron t'i japë edhe një shans.

Sipas Tuttosport , tekniku italian dëshiron ta provojë lojtarin në një pozicion të pistonit të majtë në një 3-5-2. Një zgjedhje e diktuar edhe nga mungesa e formës së Alex Sandro në këtë pozicion.