Teuta e nis me trofe, fiton Superkupën e Shqipërisë

Teuta është fituesja e Superkupës së Shqipërisë. E nis me trofe sezonin e ri futbollistik skuadra e Edi Martinit, duke u dhënë sinjal të qartë rivalëve, që nuk do ta kenë aspak të lehtë në çështjen titull.

Skuadra e parë që e mësoi këtë ishte ajo e Tiranës, të cilët edhe pse zhvilluan  paraqitje të shkëlqyera në Europë, nuk ia dolën që ta bënin përballë durrsakëve, duke u mposhtur me rezultatin 2-1.

Rubin Hebaj ishte heroi i bregdetarëve duke realizuar dopietë personale në këtë takim. Dy gabimet e Tiranës në pjesën e parë i kushtuan titullin e Superkupës Tiranës. Edhe pse durrsakët mbetën me 10 lojtarë pas daljes së Renato Arapit me dy kartona të verdhë në minutën e 66-të dhe golit të Tiranës me Vrapin, Teuta diti ta mbronte triumfin duke fituar trofeun e dytë (pas Kupës). Tashmë, Teuta do të përqëndrohet ndeshja e raundit të dytë të Ligës së Europës në 17 shtator kundër Granadës.