Pas protestave në Berlin, në pranga të paktën 300 persona

Policia në Berlin ka vënë në pranga të paktën 300 persona gjatë protestave kundër kufizimeve të vendosura nga qeveria gjermane për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Më shumë se 38.000 njerëz dolën në rrugët e Berlin për të protestuar paqësisht kundër këtyre masave.

Protestuesit u arrestuan në tubim pasi hodhën gurë dhe shishe.

“Për fat të keq nuk kishim mundësi tjetër,”- shkroi policia e Berlinit në Tëitter, duke sqaruar se i kërkuan demonstruesve të shpërndahen por ata filluan të hidhnin gurë e shishe.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera evropiane, ku disa demonstrues e kanë quajtur virusin “mashtrim”.

Mijëra persona u mblodhën në Sheshin Trafalgar të Londrës për të protestuar kundër kufizimeve të koronavirusit dhe 5G.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Paris, Vjenë dhe Zvicër.