238 ditë grevë urie, vdes në burg avokatja turke Ebru Timtik

Një avokate turke që kërkonte gjykim të drejtë për akuzat e anëtarësisë në organizatë terroriste, ka vdekur sot në një spital të Stambollit në ditën e 238 të grevës së urisë.

Miqtë e saj thanë se Ebru Timtik peshonte vetëm 30 kilogramë në kohën e vdekjes, teksa ngjarja ka ndezur dënesa të ashpra te partitë opozitare në Turqi.

 ‘Ebru Timtik ishte në ditën e 238-të të grevës që urisë për të kërkuar gjykim të drejtë, Ajo është tashmë martire!’ njoftonte Zyra Popullore e Ligjit, organizata e majtë e avokatëve të fokusuar në çështjet politike të vendit.

Timtik ishte anëtare e një shoqate avokatësh, e akuzuar për lidhje me organizatën marksiste ‘fronti revolucionar i Çlirimit’, i cili është përgjegjës për një seri sulmesh vrasëse në Turqi, duke përfshirë dhe sulmin vetëvrasës ndaj ambasadës amerikane në Ankara në 2013, ku u vra një roje sigurie.

Në vitin 2019, një gjykatë në Stamboll dënoi 18 avokatë përfshi dhe Timtik, me akuza ‘anëtarësie në grup terrori.’

Timtik u dënua me 13 vjet burg, çka nxiti atë dhe disa avokatë të tjerë të nisnin një grevë urie në shkurt.