Shërohet nga koronavirusi kreu i policisë së Beratit

Shërohet nga Covid-19 drejtori i Policisë së Beratit, Neritan Nallbati.

Nallbati pohoi se ka patur simptoma të lehta të sëmundjes të cilat kanë zgjatur rreth 7 ditë.

Ndërsa, sot ai ka marre rezultatin e testit, i cili ka rezultuar negativ. Nallbati tha se është regjistruar vullnetarisht për të dhuruar plazmën, me qellim për të ndihmuar personat me simptoma të renda të Covid. /Abcnews