FOTO/ Pasi u dobësua, Fifi në plazh thyen shumë ... zemra

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pas rënies drastike në peshë. Tashmë, ajo ka arritur peshën e dëshiruar dhe nuk heziton që herë pas here të publikojë foto në rrjetet sociale.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe pak orë më parë, teksa ka ndarë me të gjithë një foto nga pushimet në Dhërmi.

Ajo shihet e veshur me të bardha dhe më në formë se kurrë. Komentet kanë qenë të shumta, madje ka edhe nga ata ndjekës që pyesin nëse është ajo Fifi, duke bërë për vete edhe shumë zemra.

Kujtojmë që më herët, këngëtarja ka reaguar ashpër edhe ndaj kritikëve’, që shpesh e kanë bullizuar, teksa është shprehur se nuk i ka pasur asnjëherë kompleks ‘tulet’ e saj.