Qytetari gjen 200 euro dhe i çon në polici, policia i kërkon pronarit të vijë e t’i marrë
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë.
Një qytetarë ka gjetur 200 euro në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë dhe të njëjtat i ka dorëzuar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.
Policia në njoftimin e saj përveç që ka falënderuar qytetarin për bashkëpunim, ka ftuar
pronarin e këtyre të hollave të lajmërohet në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, që të kryej procedurat e nevojshme rreth pranimit të parave të humbura.