FOTO/ Interi arrin marrëveshjen e transferimit me sulmuesin...

Interi ka mbyllur marrëveshjen me Crystal Palacen për sulmuesin norvegjez, Alexander Sorloth, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar në Trabzonspor.

Forma e tij e mirë ka rënë në sytë e "Nerazzurrëve", ndërsa sot sipas “Rai Radio 2” klubi italian e mbyllur marrëveshjen e transferimit të 24-vjeçarit.

Ish-sulmuesi i Midtjylland kurrë nuk arriti të bindte në Ligën Premier, por me paraqitjet e tij duket se ka siguruar transferimin në Serie A

Sorloth shënoi 24 herë në 34 ndeshje në Superligën e Turqisë sezonin e kaluar.