Juventusi gati ofertën për Aouar

Drejtuesit e Juventusit janë duke përgatitur ofertën e parë formale për mesfushorin e Olympique Lyonnais, Houssem Aouar.

Sipas medieve franceze, talenti 22 vjeçar kërkohet nga një numër i madh i klubeve, përfshirë Arsenalin dhe Manchester Cityn, por “Zonja e Vjetër” konsiderohet favorit.

Megjithatë, Lyon ka kërkuar 60 milionë euro para të cilat pak ka të ngjarë që do ia ofrojë skuadra bardhezi.

Ata mund të përfshinë disa lojtarë si pjesë e shkëmbimit apo edhe huazim me mundësi blerje.

Gjatë sezonit, 2019-20, Aouar ka kontribuuar me nëntë gola dhe 10 asiste në 41 ndeshje. Ai realizoi në dy asistent ndeshjen e Ligës së Kampionëve Juventus-Lyon, ku u eliminua skuadra italiane.