Takim dhe shpërndarje dhuratash, ja çfarë ndodhi dje para duelit Kukësi – Slavia e Sofias

Kukësi ka arritur kualifikimin në raundin e dytë të Europa Leagues.

Verilindorët mposhtën 2-1 skuadrën bullgare të Slavias së Sofias dhe në këtë mënyrë do të vijojë rrugëtimin në eventin madhështor europian.

Para ndeshjes klubi i Kukësit dhe i Slavias së Sofias kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim ku edhe kanë shkëmbyer disa dhurata.

“Futboll Klub Kukësi falënderon klubin bullgar për profesionizmin e treguar dhe bashkëpunimin në këto ditë para ndeshjes. Ju urojmë, suksese në kampionat!”, shkruan në rrjetet sociale klubi verilindor.