Rama në Vjenë thotë që Greqia ka të drejtë, në Tiranë thotë s’ka negociata

Edi Rama duket se nuk mban mend ato që thotë vetë edhe pak më herët.

Një ditë më parë dhe gjatë paradites së sotme, duke folur për çështjen e detit, Rama tha në Vienë se Greqia kishte të drejtë të zgjerohej 12 milje detare, sepse janë të vetat.

Ndërsa tani duke i reaguar mesazhi të kreu të opozitës Lulzim Basha, Rama tha se nuk ka negociata, sepse këto negociata qenkan ndaluar pas ndryshimit të qeverive.

Në fakt edhe Greqia këtë ka thënë që nuk ka negociata dhe ata kanë marrë vendimin për tu zgjeruar me 12 milje dhe thjeshtë kanë njoftuar Tiranën.

Dhe nga Tirana nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me faktin se Greqia po zgjerohet në det.

Kështu i përgjigjet Rama, mesazhit të Bashës në Twitter.

Ja çfarë shkruan Edi Rama në Twitter:

Negociatat Lulëzim janë ndalur prej kohësh, që pas ndryshimit të qeverive në Greqi! S'ka asnjë të re nga ai front, përveç dallgëve të ligësisë e padijes!

Po ti mos bëj sikur nxehesh, se s'ta kam unë fajin kur bën sikur s'je ti që e firmose atë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK!

Çfarë kanë qenë për të thënë janë thënë me kohë e me vakt, marrëveshje akoma s'ka, po ti dëgjo mua, gjej ndonjë temë tjetër për teatrin tënd, se me ata që i besojnë kësaj marrëzisë së detit do dalësh edhe më i lagur se në 2017!

Ta kam thënë, këtë popull për budalla s'e bëni dot