Fjalët e para të Silvas si futbollist i Chelsea-t

Ishte në ajër,por tani është zyrtare: Thiago Silva firmosi  me Chelsea për një vit, me opsion rinovimin me 1 vit tjetër. Mbrojtësi brazilian, në fjalët e tij të para si futbollisti i Chelseat, u shpreh:"Jam shumë i lumtur që u bashkova me Chelsea. Unë jam i kënaqur që jam pjesë e këtij ekipi emocionues të udhëhequr nga Frank Lampard për sezonin e ardhshëm dhe unë jam këtu për të fituar tituj. Shihemi së shpejti, tifozë të Chelsea, mezi po pres të luaj në Stamford Bridge, " tha Silva.