Kosovë 154 të shëruar dhe 119 raste pozitive me Covid 19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë dhe për fatin e mirë është shënuar vetëm 1 viktimë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.362.

Numri total i rasteve pozitive është 13.100 raste nga 49.757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 raste të vdekjes