Inter dhe Atalanta kërkojnë ta nisin sezonin më 26 shtator

Interi dhe Atalanta me shumë gjasa do ta nisin më 26 shtator me një javë vonesë krahasuar me skuadrat e tjera sezonin e ri futbollistik 2020-2021 të Serie A.

Liga italiane e futbollit pritet të pranojë kërkesat e dy klubeve zikaltër për të shtyrë ndeshjet e tyre të javës së parë të kampionatit, që janë në program fundjavën e 18 dhe 19 shtatorit pasi për shkak të pjesëmarrjes në kompeticionet europiane e kanë mbyllur me vonesë sezonin e kaluar dha kanë pak kohë për përgatitje.

Atalanta e mbylli aventurën në çerekfinalet e Champions League në datën 12 gusht me humbjen ndaj Paris Saint Germain ndërsa Interi, 9 ditë më vonë më 21 gusht me disfatën ndaj Sevillas në finalen e Europa League.

Gjasat janë që kërkesat e Interit dhe Atalantës të pranohen me dy skuadrat që pritet ta nisin kampionatin në datën 26 shtator me ndeshjet e javës së dytë, për të rikuperuar mesjavën 30 shtatorit sfidat e javës së parë.