Gashi publikon projektin e ri, bashkëpunimin me artistin e njohur Sting

Gashi është një ndër reperët më në zë të momentit.

Artisti me origjinë shqiptare është një ndër emrat më të njohur të repit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Momentalisht është përqëndruar tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”.

Në një postim në Instagram, Gashi para pak kohësh tregoi se vendosi këtë titull për albumin e tij, pasi vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.

Së fundmi, reperi ka publikuar bashkëpunimin me artistin me famë ndërkombëtare Sting.

Projekti i tyre muzikor mban titullin  “Mama” dhe që në orët e para të publikimit është pëlqyer së tepërmi nga fansat.