Anëtari i PE përshendet kampin veror të të të rinjve të LSI, Kërpaçi shpërndan videon

Ish deputeteja e LSI Floida Kerpaci ka ndarë më ndjekësit e saj në facbook një video të anëtarit të parlamentit europian Marc Angel në Luksemburg.

Ai ka përshendetur kampin veror të të rinjëve të LSI.

“Mendoj se ju jeni brezi që do të sillni Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit në Bashkimin Europian”, thotë anëtari i PE në mesazhin e tij.

Ja postimi i plotë i Floida Kërpaçit:

Faleminderit Marc Angel për fjalët inkurajuese.

Flamuri Kuq e Zi do të valëvitet bashkë me ato të Bashkimit Europian përmes vlerave dhe energjisë së gjeneratës së re.

Tani është koha për një lidership tjetër që mund ta realizojë ndryshimin e nevojshëm.

Shqipëria Europiane është një aspiratë për të cilën duhet të angazhohemi të gjithë.
Let's keep up the fight