Zyrtare/ Thiago Silva firmos me Chelsea-n, detajet e kontratës

Tashmë është zyrtare. Thiago Silva ka firmosur me skuadrën e Chelsea-t.

Pa klub pas përfundimit të kontratë me Paris Saint Germain, mbrojtësi brazilian ka vendosur që ta vijojë karrierën te klubi londinez.

 Silva nënshkroi një kontratë një vjeçare me Chelsean, me opsion për rinovimin edhe me një vit tjetër. Braziliani do të pagueht dhjetë milionë euro në vit.

 "Klubi i Futbollit Chelsea njofton nënshkrimin me një prej emrave të mëdhenj në botën e futbollit, Thiago Silva, i cili ka firmosur për një vit, me opsion edhe për një tjetër", thuhet në deklaratë.