Grabitësit thyejnë derë e muzeut dhe rrëmbejnë pikturën me vlerë 15-milionë euro

Policia holandeze ka raportuar se është grabitur piktura e famshme e piktorit Frans Hals. Ngjarja ka ndodhur në një muze të vogël në qytetin e Leerdam, afër qytetit të Utrecht ditën e mërkurë në mëngjes herët.

Grabitësit pasi thyen derën e pasme të muzeut Hofje van Aerden morën pikturën dhe u larguan me shpejtësi.

Piktura është grabitur edhe 2 herë të tjera, sipas policisë ajo është marrë në vitin 1988 së bashku me punën e Jacob van Ruisdael's Forest View with Floëering Elderberry dhe në vitin 2011 të dyja herët ajo u gjend pa asnjë dëmtim serioz.

Piktura e cila paraqet d djem të qeshur në një birrari kushton gati 15 milionë Euro.

Sjors Fröhlich, kryetari i komunës Vijfheerenlanden që përfshin qytetin e Leerdam, tha se ishte një lajm i trishtueshëm dhe ai shpresonte që piktura së shpejti të rikuperohet