Mbyllet për 6 muaj restoranti në Shkodër, polcia gjobë të majme për pronaren

Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me 3.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, shtetasin A.Z, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, kanë konstatuar një restorant në të cilin ishte organizuar një ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, u pezullua ushtrimi i aktivitetit për një periudhë 6 muaj.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nderkaq, Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.