FOTO/ Si do të dukej helikopteri i së ardhmes
Ndoshta mund të ndodhë në të ardhmen, por Lamborghini nuk po prodhon helikopterë.
Megjithatë, dizajnuesi i njohur Tomas Zumalacarregui Arregui ka projektuar një model helikopteri mahnitës.
Quhet Falco dhe mund të shërbejë gjithashtu edhe si një taksi fluturuese, pasi përveç pilotit, Falco ka një kapacitet prej 9 vendesh.
Sipas Arregui, Falco gjithashtu mund të arrijë shpejtësi të lartë falë modelit të saj aerodinamik.
Falco, Lamborghini imagjinar i botës së helikopterëve!
Megjithatë përsa i përket pjesës së brendshme të helikopterit, nuk ka asnjë pamje se si mund të jetë, pasi dizajnuesi thotë se është ende një ‘punë në zhvillim’.