12 milje detare/ Kryeministri grek e bën fakt të kryer, Rama bën muhabete në FB

Kryeministri grek, Kyrakos Mitsotakis e ka bërë fakt të kryer sot në Kuvendin e Greqisë shtrirjen me 12 milje në detin Jon të vendit të tij, në dëm të Shqipëërisë.

Në fakt, Mitsotakis tha se, qeveria e Tiranës ishte njoftuar për vendimin e marrë, me anë të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias.

Greqia po bëhet gati për të marrë 12 miljet detare nga Shqipëria, ndërsa nga qeveria shqiptare dhe Edi Rama  nuk ka ende një reagim zyrtar.

Edi Rama si zakonisht në të gjitha ccështjet serioze bën asnjë reagim, por merret me muhabete në Facebook.

Kështu ka vepruar edhe për vendimin grek.

Rama i është përgjigjur një komentuesi në Facebook, se gjoja nuk falet deti sicc falen rrobat.

‘Ilirjani Iliri te rrofte Skenderbeu ne balle kur ne koke ke Saliun dhe flet per ‘falje detesh’ sikur flet per falje rrobash!

Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se te flasesh per tema te tilla, ulu lexo, rri degjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga genjeshtrat e medha se po te kapen ne gjume, i hengre e ike ne drejtim te paditur!’, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me këtë ccështje, për ta sqaruar jo vetëm Ilirjanin në Facebook, por qytetarët në tërësi.