Injorojeni shqiptarofobin e Tiranës, që injoron shqiptarët në Malin e Zi

Nga Bujar Nishani.

Kryeministri i Shqipërisë bën thirrje zyrtare që në Malin e Zi të votohet partia malazeze, kur shqiptarët atje garojnë me koalicionin e tyre për një përfaqësim sa më të madh në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Malin e Zi. Kjo nuk është thjesht një lajthitje, se lajthitja është vepër e atyre që flasin e mendojnë në “jerm”.

Shqiptarofobi i Tiranës nuk ngurron të përdhosë dhe figurën e Ismail Qemal Beut i cili themeloi Shtetin Shqiptar dhe jo ndonjë shtet tjetër.

Pozicionimi politik i shqiptarëve në Malin e Zi për bashkëqeverisje me socialdemokratët malazes është vendim i drejtë dhe i duhur, por, të dashur bashkëkombas, injorojeni shqiptarofobin e Tiranës që injoron shqiptarët në Malin e Zi. Votoni masivisht dhe votat tuaja veç për koalicionin e partive shqiptare.

Sa më e fuqishme përfaqësia e shqiptarëve aq më i sigurtë interesi i shqiptarëve atje, aq më e sigurtë liria, drejtësia dhe prosperiteti i Malit të Zi.