‘Faleminderit Milo që ekziston’/ Edi Rama fut hundët në zgjedhjet malazeze, del kundër shqiptarëve

Edi Rama nuk e heq dot vesin për të futur hundët në punët e të tjerëve.

Ashtu si në fushatën e 2016, kur futi hundët në fushatën elektorale në SHBA, e ku nuk la asgjë duke thënë kundër presidenti aktual, Donald Trump, tani ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë në Mal të Zi, ku ka dalë kundër shqiptarëve, e duke kërkuar për të votuar presidentin Milo Gjukanoviç.

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Malin e Zi, Kryeministri Edi Rama ka dal kundër shqiptarëve që jetojnë atje, që kanë zhvilluar një fushatë shqip e kërkojnë votimin e partive shqiptare.

Mediat malazeze kanë publikuar një video mesazh të Ramës, ku në gjuhën angleze e me përshëndetje në serbisht ai e cilëson Milo Gjykanoviç një yll shndritës në rajonin tonë.

Rama kërkon nga votuesit shqiptar që ta mbështesin, duke anashkalur kështu partitë shqiptare që kërkojnë të thithin edhe ato vota të shqiptarëve që shkojnë për partitë shqiptare.

‘Do të doja t’ju uroja në gjuhën tuaj, por fatkeqësisht di shumë pak. Por ajo që vlen të theksohet është se, PO- Faleminderit Milo që ekziston.

Jo vetëm për qytetarët malazez, por dhe për shqiptarët e gjithë rajonin. Se ç’është më e mira për Malin e zi unë nuk mund të gjykoj pasi nuk jetoj atje.

Por ajo që mund të them pa asnjë hezitim është se çfarë ka bërë Milo Gjykanoviç për Malin e Zi duhet ti bëjë krenarë të gjithë qytetarët e këtij shteti. Milo Gjukanoviç e ka bërë Malin e zi më të fortë dhe me të mirë.

Askush në ditët e sotme nuk mund ta shpëtojë Malin e Zi, përveç njeriut qe e ka shpëtuar shumë herë. Milo Gjykanoviç e ka kthyer Malin e Zi në yllin shndritës të rajonit tonë’, thotë Rama në mesazhin e tij drejtuar zgjedhësve në Malin e Zi.

Ky qëndrim vjen në një kohë kur edhe diaspora shqiptare ka nisur një fushatë në gjuhën shqipe e me mesazhe për bashkim të votave në një kohë që shqiptarët vijojnë të jenë të përçarë në Malin e Zi.

Kjo fushatë nuk është e orientuar në një parti të caktuar por vetëm u kërkohet shqiptarëve që të votojnë partitë e tyre e jo partitë sllave.

Por kundër të gjithë përpjekjeve, ka dalë  Edi Rama, i cili kërkon në gjuhën serbe që të mbështetet Milo Gjykanoviç, i akuzuar nga partitë shqiptare për blerjen e votave dhe përfituesin kryesor nga përçarja e shqiptarëve.