Ah sikur të flitnim me kaq pasion edhe për librat, si për futbollin

Nga Flutura Açka.

Ah sikur të flitnim me kaq pasion edhe për librat, siç e shoh të flasim për lojën e mbrëmshme të futbollit, “të vrapit të burrave të veshur me pizhama, pas topit... dhe milionave”, siç më thoshte dikur im bir.

Futbolli, “kjo luftë pa krisma”. siç thotë Orwell, e kapërcen shpesh domenin e tij dhe bëhet politik, gjë që nuk e tundon letërsinë.

Me këtë nuk po them që të mos merremi me këtë argëtim sublim, që prej mjeshtërisë, gati është kthyer në art, por thjesht po ju tërheq vëmendjen miqësisht për librin.

Sa për vete kam luajtur dikur në adoleshencë shume futboll, por qëkur kanë dalë nga loja dashuritë e mia, dikur Rumenige dhe ca më vonë Zinedine Zidane, nuk ndjek më futboll, deri kur të kem një dashuri të tretë.

Ja një libër që ia vlen të flasim gjatë... Noli, kam drojë se nuk e patëm kurrë një të dytë!