COVID-19/ Konfirmohen pozitiv dy efektivë të Drejtorisë së policisë Elbasan

Covid-19 rikthehet sërisht në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Siç raporton abc neës, mësohet se janë konfirmuar pozitiv për koronavirusin dy oficerë të kësaj drejtorie.

Ata janë vetëkarantinuar në banesat e tyre, ndërsa nuk dihet ende se si janë infektuar.

Më parë në këtë drejtori kanë rezultuar pozitiv me covid-19 edhe 8 punonjës të tjerë të cilët janë shëruar tashmë.