Nisin testimet për mjekimin e koronavirusit, diabetikët e provojnë të parët

Një mjekim koronavirusi që mund tu shpëtojë jetën pacientëve me diabet do të fillojë testimet në Britani këtë javë.

Doktorët do të testojnë një mjekim të krijuar nga firma AstraZeneca, të quajtur AZD1656 për të parë nëse mund të ulë rrezikun e vdekjeve nga koronavirusi.

Pacientët me diabet të tipit 1 ose 2 janë 3 herë më të rrezikuar nga sëmundja.

Prandaj një mjekim do të ishte tejet i rëndësishëm për ta.