Presidenti Meta: Forca Tirona, jemi me ty!

Presidenti Ilir Meta i ka uruar suksese, ekipit të Tiranës sot, në ndeshjen me ekipin serb Crverna Zvezda, ndeshje që do të luhet në Tiranë, në stadiumin Air Albania në kuadrin e turit të dytë kualifikues për Ligën e Kampioneve.

Në mesazhin e tij të shoqëruar me fotografi të ekipit shqiptar, Presidenti, shprehet:

"Stërvitja e djeshme ka shkuar perfekt dhe morali i ekipit është i lartë! Suksese kampionëve bardhë e blu në raundin e dytë kualifikues për Champions League! Dy ekipe të mëdha që urojmë të na japin një mbrëmje fantastike ku të mbizotërojnë vlerat më të mira sportive. Forca Tirona, jemi me ty," ka përfunduar kreu i shtetit.