Maskat krijojnë një siguri të gabuar, tregojnë shkencëtarët

Mbajtja e një maske mund t’i bëjë njerëzit që të kenë një ndjesi të gabuar sigurie, duke i bërë ata kështu më të shkujdesur ndaj rregullave të distancës sociale, ka zbuluar një studim.

Psikologët nga Warwick Business School zbuluan se njerëzit ndiheshin më rehat me qëndrimin pranë personave që kanë maska.

Madje, u vu re se njerëzit mbanin një distancë më të vogël nga personat me maska.

Kërkimi arriti në përfundimin se do të ishte më e vështirë se më parë të rivendoseshin masat e distancës sociale në rast të një vale të dytë koronavirusi.