Champions/ Egbo sfidon Crvena Zvezdën: Ne do të futemi në fushë për maksimumin!

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ka folur entuziast në prag të sfidës ndaj Crvena Zvezdës, paraeliminatore në Champions League.

Në një deklaratë për mediat, tekniku i bardhebluve shpreson që të marrë një rezultat pozitiv duke theksuar që kualifikimi varet vetëm nga loja e të besuarve të tij.

Shpresoj të marrim rezultatin e duhur ndaj Crvena Zvezdës. Kur e kam thënë që do të synojmë grupet, nuk i kam menduar çfarë skuadre kemi përballë. Do të tentojmë me të gjitha mundësitë. Do të futemi në fushë dhe do të japim maksimumet. Do të marrim rezultatet që na takojnë.  Ndeshja varet nga ne, në qoftë se futemi në fushë dhe japim maksimumin.

Crvena Zvezdës– Tirana ka të njëjtat shanse si Crvena Zvezda. Nuk e di i keni parë ndeshjet e Champions-it, ekipe si Lioni dhe PSG. Po të ishim në kushte normale PSG nuk do të ishte në finale. Ne do të shpresojmë deri në fund, çdo gjë mund të ndodhë.

TIRANA – Duhet të japim më shumë se ndeshja ndaj Dinamos. Duhet të marrim maksimumin e mundshëm. Kam besim që çunat do japin maksimumin në fushë.

FORMACIONI – Do të shikojmë deri nesër. Do ta merrni vesh nesër. Do të shikojmë lojtarët që do të kemi në dispozicion dhe do të vendosim.

Muçi titullar? Nesër do ta marrim vesh. Nuk mund ta them. Nesër do ta shikoni. Do të studiojmë kundërshtarët dhe mundësitë. Lojtarët kanë shpenzuar energji, do të shikojmë cilët do të jenë gati.

NDËRHYRJE ME DRON NGA TIFOZËT- Nuk mund ti përgjigjem unë kësaj pyetje. Unë merrem me gjërat brenda fushe. Nuk ndikon presioni në fushë. Ne fokusohemi te fusha. Thjesht duhet të japim maksimumin.

LOJA E CRVENA ZVEZDËS – E dimë si luajnë ata. Do ta shikoni nesër. Është ekip i fortë me kualitet dhe dinë të luajnë futboll.

PIKA E FORTË DHE E DOBËT E CRVENËS – I dimë të gjitha. Është ekip i fortë që di të sulmojë. Janë ekip agresiv. Nesër do ta shikojmë si do ta përballojmë.

Dueli do të zhvillohet ditën e martë ora 20:00 në stadiumin “Air Albania” dhe do të transmetohet ekskluzivisht vetëm në SYRI TV dhe SYRI.net.