'Plas COVID-19 edhe në maternitetin e Korçës'/ Infermierja: Shefat po fshehin gjendjen

Plas pandemia Covid-19 edhe në maternitetin e Korçës.

Ky është denoncimi I një infermiereje bërë në Facebook-un e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Epidemi covid19 në maternitetin e Korçës! Akuzon shefat se fshehin gjendjen. Lexoni denoncimin e infermieres dixhitale”, shkruan Berisha, ndërsa publikon tlë plotë denoncimin.

'Pershendetje Z.Berisha ! Une qe po te shkruaj jam nje infermiere ne maternitetin e Korces . Ne kete maternitet ku ka plasur epidemia dhe cdo dite po del nga nje infermiere me kovid dhe shefat e medhenj ne vend qe ti vene drynin maternitetit na urdherojne te mos tregojme se na pi e zeza .Te betohem per zotin qe gjithcka qe kam shkruar eshte e vertete ,vetem te lutem mos e permend emrin tim se me kete pune ushqehem ,por me vjen keq per ato qe jane te semura dhe per keto qe cdo dite rezikojne te semuren duke e mare virusin nga njera tjetra . Edhe dicka tjeter : Po bejme 2 vjet qe kemi hyre ne maternitetin e ri ,ate te vjetrin e ruajten per disa muaj me polic tashi e kane lene ne doren e hajduteve qe ta shkatrojne dhe pastaj ta mare ai qe ja ka vene syrin per te ngritur ndonje pallat ,zyra apo ku di une se cfare .Me te drejte do thuash pse mu drejtove mua .? Kam frike ti shkruaj stopit ,fiksit apo dikujt tjeter ,ndersa tek ti kam me shume besim .Te uroj gjithe te mirat .Me respekt'