Zyrtare/ Spitali i Berlinit gjen shenja helmimi te Navalny

Një ekzaminim mjekësor i kreut të opozitës ruse, Alexei Navalny në një klinikë të Berlinit gjeti shenja helmimi, njoftoi të hënën spitali Charite.

Ekipi i mjekëve ekzaminoi me hollësi pacientin pas arritjes së tij. Gjetjet klinike flasin për helmim nga një lëndë që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur ‘frenues të kolinesterazës’”, tha spitali në një deklaratë, raporton VOA.

Navalny, kundërshtar i njohur i presidentit rus Vladimir Putin, u sëmur rëndë të enjten pas asaj që aleatët e tij besojnë se ishte një helmim. Ai u dërgua të shtunën në Gjermani për trajtim me një avion ambulancë.