Apple kërkon falje, gjendet sërish në një situatë kontroverse

Apple ka kërkuar falje pasi u gjet në një tjetër situatë kontroverse këtë fundjavë.

Kësaj here defekti kishte të bënte me app store.

Aplikacioni WordPress nuk gjendej më në të dhe themeluesi i aplikacionit shkroi në rrjete sociale për të ndarë këtë problem.

Ky aplikacion nuk u lejua në app store, pasi nuk kishte pranuar të pranonte reklama.

Nëse kjo do të bëhej, Apple do të fitonte 30% të shitjeve të Wordpress.

Apple tashmë ka kërkuar falje për problemin dhe aplikacioni ndodhet sërish në App Store.