TikTok nën akuza, trendi më i ri fyen viktimat e Holokaustit

Përdoruesit e TikTok po shtiren si viktima të Holokaustit në video shqetësuese, si pjesë e një trendi të ri.

Video shfaqin të rinjntë duke veshur rroba me vija, yllin e Davidit dhe makiazh që duket si të vrara dhe duke folur në kamera si të kishin vdekur.

Në video të tjera shihet në sfond një foto e kampit të përqëndrimit të Auschëits, ku më shumë se 1 milionë njerëz humbën jetën.

Përdoruesit e rrjetit social kanë mbrotjur veprimet e tyre duke thënë se kanë për qëllim edukimin, por ato u panë si fyese nga shumë njerëz.

Vetë drejtoresha e muzeut të Holokaustit në Amerikë, Diane Saltzman u shpreh për Insider:

“Imitimi i eksperiencave të Holokaustit turpëron kujtimin e viktimave, është fyes për të mbijetuarit dhe i heq seriozitetin historisë.”