Qendra e Shëndetit Mendor në Korçë në karantinë: Infermierët u infektuan gjatë pushimeve

Covid futet në një qendër të shëndetit mendor në Korçë. Pozitive me Covid kanë rezultuar 2 infermierë dhe kuzhinierja e Qendrës Rezidenciale e Zhvillimit “Mimoza” në Korçë, pas kthimit nga pushimet.

Qendra nuk është mbyllur, njoftojnë mediat lokale, por ka vendosur të karantinojë një pjesë të stafit që ka pasur kontakte me dy të infektuarit.

Në të gjithë vendin shifrat e të infektuarve me Covid janë çdo ditë në rritje, po ashtu edhe të vdekjeve, ndërsa kapacitetet në spitalet Covid janë drejt ezaurimit.