COVID-19 në Kosovë, Hoti mbledh sot kryetarët e komunave

Sot në orën 11, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti me ministrat përkatës, takohet me të gjithë Kryetarët e Komunave për t'u dakorduar me ta për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë.

Në një mesazh në Fb, Hoti shkruan: "Pas një fundjave me familje, i kthehem agjendës qeveritare me temat kyçe. Në orën 11, bashkë me ministrat përkatës, takohem me të gjithë Kryetarët e Komunave për t'u dakorduar me ta për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj covid-19.

Ndërkaq, në orën 15 takohem me z.Mustafa, z.Haradinaj dhe z.Limaj për t'i informuar për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Washingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit."

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar 111 raste me COVID-19 të dielën dhe 10 vdekje në njëzetekatërorëshin e fundit.