Britania regjistron 3 vdekje nga koronavirusi

Sipas shifrave paraprake, tre persona të tjerë kanë vdekur pas testimit pozitiv për koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo shifër e rrit numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar gjatë pandemisë në 41,426 viktima, raporton Dailymial.

Shëndeti Publik ka njoftuar se një person ka vdekur në spital në Angli dhe dy në Uells - ndërsa Skocia nuk ka raportuar vdekje të reja.

Skocia ka shënuar 83 raste të reja ndërsa Uellsi 20. Anglia nuk ka lëshuar ende shifrat e rasteve të reja.